Shumë prej nesh njohin dikë që, fshehurazi, pëshpërit apo mburret që është mjeshtër në dredhjen e marijuanës. Por tashmë gjithkush mund të sfidohet nga aftësitë e një të riu amerikan që dredhjen e kanabisit e ka art më vete…madje është bërë dhe tejet i famshëm.
Tony Greenhand e përshkruan veten si “dredhës marijuane profesionist” dhe askush nuk mund ta kundërshtojë nëse përballet me “artin” e tij. Shtëpia e dokumentarëve “Vocativ” ka filmuar Greenhand duke bërë më të mirën e tij ndërsa tregon për kamerat: “Sapo zgjohem, praktikisht hidhem nga krevati dhe nis të dredh cigare marijuane”.
Greenhand ka krijuar format nga më të paparat, tipit cigare marijuane Spiderman apo kallashnikov, dhe mbahet si personi që ka bërë “teken” më të rëndë në botë, një masiv prej 2 kilogramësh me formën e një shalqiri. I riu rrëfen se prindërit nuk kanë interes në artin e tij, ndërsa vetë është tepër krenar për famën që ka marrë në Instagram dhe në shitjet e punëve.



