Gjermanët protestojnë kundër rritjes së qirave

Gjermanët protestojnë kundër rritjes së qirave

Mijëra vetë në Berlin dolën për të protestuar kundër rritjes së mëtejshme të qirave të shtëpive dhe mungesës së strehimit.

Protestuesit bënë thirrje që pronat e pronarëve të mëdhenj, që numërojnë më shumë se 3 mijë shtëpi, të merren nga qeveria. Protesta pati edhe në qytete të tjera të mëdha të Gjermanisë, si Frankfurt e Mynih.

Njëzet vitet e fundit, qiratë në Berlin janë dyfishuar dhe e njëjta gjë po ndodh edhe në qytete të tjera.

Sipas statistikave më të fundit nga Statista (2015), 48 për qind e gjermanëve jetojnë me qira (më së shumti në apartamente) dhe 52 për qind e tyre kanë në pronë një shtëpi.

Vihet re një zemërim në rritje ndaj pronarëve të mëdhenj me një portofol të gjerë pasurish të patundshme.

Gjithnjë e më shumë po mbështetet ideja e ndalimit të shtimit të këtyre pronarëve dhe kthimi i të tëra pronave në duar të shtetit, për strehim social.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy