
Kreu i shoqatës ornitologjike TAUALANT Bino në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar për dekretimin e ligjit për zonat e mbrojtura për të cilin u shpreh se roli i presidentit në këtë çështje është i rëndësishëm.
Ai tha se ka mungesë transparence dhe kur ajo mungon ka probleme dhe se aktualisht nuk kemi as sistem të nënzonimit. Sipas tij ligji nuk është në përputhje me kushtetutën dhe se qytetarët nuk reagojnë pasi mashtrohen nga propaganda.
Shqipëria është republikë parlamentare dhe për pasojë është organi më i fuqishëm ligjvënës, por dhe presidenti ka rolin e vetë ndonëse presidenca mund ta kundërshtojë dekretimin e një ligji dhe mendoj se mosdekretimi do ishte një tregues i mirë që ky ishte një ligj problematik që duhet të përmirësohet.
Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, unë s’jam ekspertë ligjor për të njohur mirë rolin dhe funksionet e presidencës por besoj se si një organ i lartë ligjvënës presidenti kishte mundësinë ta shikonte ligjin jo vetëm nga pikëpamja e përputhshmërisë me kushtetutën por dhe nga brendia e cila çalon më tepër në këtë proces. Nuk e pamë si garant të ligjshmërisë nga ana e presidentit por përpjekjet tona nuk mbarojnë këtu.
Më tej ai shtoi se problemet e këtij ligji janë thënë se ligji ka probleme madhore nga pikëpamja e procesit dhe brendisë.
Nga procesi ligji nuk ofron transparencë dhe kjo vërtetohet më së miri nga fakti se projekti i diskutuar nga grupet e interesit është ndryshe nga ai i miratuar. Ne u konsultuam me një projektligj i ndryshëm nga ky i miratuar dhe ne ishim pjesë si të thuash e lojës politike, të lojës jo të pastër politike që u përpoq të kalonte ligjin përmes një grupi deputetësh.
Projektet për ta përshpejtuar këtë ligj ishte pa transparencë dhe pa respektuar strukturat e transparencës. Që këtu ka probleme madhore sepse transparenca aty ku mungon dihet që ka probleme.
Tani te brendia ky ligj i hap rrugën çdo investimi elitar në çdo zonë të mbrojtur. Pra dhe në një park kombëtar projektligji jep të drejtën për turizëm elitar ku më përpara ishin të ndaluara dhe jo vetëm për turizmin elitar, por dhe për struktura mbështetëse, pra gjithçka mund të ndodhë në një zonë të mbrojtur.
Qeveria kërkon dhe zonat që kanë vlera maksimale që duhet të ruheshin për një vend që synon të bëhet pjesë e BE-së. Zonat e peizazhit të mbrojtur nuk kanë më sistem të nënzonimit dhe në momentin që e kemi hequr mbrojtjen përmes nënzonimit kupton se çdolloj aktiviteti është i lejuar aty.
KKT nuk është më një vendimmarrje ekspertësh por vendimmarrje politikash dhe nuk ka mekanizma për këshillimin publik. Ligji sa herë ta lexosh do kuptosh se ka çudira pa fund dhe ka për qëllim urbanizimin.
I pyetur se ne kemi treguar se si shoqëri kemi pasur dhe raste që e kemi frenuar kryeministrin dhe pse në këtë rast nuk ndodhi, Bino tha se qytetarët mashtrohen nga propaganda dhe nuk reagojnë.
Në fakt dhe rastet janë në fushat e mjedisit por jo kaq të krahasueshme me njeri tjetrit. Rasti i zonave të mbrojtura ndryshon të gjithë cilësinë e jetës dhe ata e shohin si pozitiv dhe për pasojë reagimi nuk është i njëjtë.
Ne flasim për aeroportin e Vlorës banorët harrojnë nivelin e zhurmave dhe ndotjen akustike por shohin përfitimet për investime. Shpesh herë propaganda bën që të mos shpjegohen mirë pasojat dhe ata nuk reagojnë.



