Nga personazh viral në TikTok te pjesëmarrja në show televiziv/ Influenceri Andrea rrëfen rrugëtimin e tij

Nga personazh viral në TikTok te pjesëmarrja në show televiziv/ Influenceri Andrea rrëfen rrugëtimin e tij

Endrit Kuçi, i njohur në rrjetet sociale me emrin Andrea, është bërë një ndër figurat më të ndjekura në TikTok, falë humorit, komenteve pikante dhe stilit të drejtpërdrejtë.

 Së fundmi, ai ishte pjesë e formatit televiziv “Ferma VIP”, dhe në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrëfeu për herë të parë përvojën e tij brenda Fermës dhe sfidat pas daljes nga loja.

 Jetoj në Itali, por vijoj të merrem me rrjetet sociale. Ato janë të paparashikueshme , sot je, nesër nuk je, prandaj unë vijoj pa e marrë shumë seriozisht famën.

Përsa i përket eksperiencës në “Ferma VIP”, ndonëse pati komente të përziera nga ndjekësit, për mua një eksperiencë që ia vlejti.

 Disa më thoshin: ‘Pse hyre në Fermë, ishe më mirë në TikTok’. Por gjithçka nuk është si e shikon. Kur dola, u çudita nga ajo që u transmetua. Realiteti aty brenda është ndryshe nga çfarë del jashtë. Personazhet nuk janë gjithmonë siç duken.

Nuk kam mbajtur inate me askënd. Ajo që ndodh në format është pjesë e lojës dhe e garës. 

Me shumicën kam marrëdhënie të mira edhe pas daljes. Shoqërinë më të ngushtë e kam me Anduelin dhe Big Maman, njerëz shumë pozitivë.

Nuk duhet të futesh në këto formate me bindje të mëdha, sepse gjithçka ndryshon. Secili ka peshën e vet ‘Big Brother’ ka një lloj peshe, ‘Ferma VIP’ ka tjetrën, sepse natyra dhe dinamika janë ndryshe. Unë jam përpjekur të përshtatem.

Lidhur me komentet që ai përcjell në rrjetet sociale me videot që poston në TikTok, Andrea thotë se mundohet të përçoj mesazhe pozitive. 

 Unë i komentoj njerëzit ose personazhet  e njohur në TikTok, i ngacmoj, por gjithmonë ruaj etikën. 

Kurrë nuk shkel pjesën private të askujt. Mundohem të sjell vetëm humor dhe argëtim në videot e mia. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy