Gjenocidi i Srebrenicës/ Rama në cilësinë e kreut të OSBE: Të vihet drejtësi për krimet dhe të nxirren mësime

Gjenocidi i Srebrenicës/ Rama në cilësinë e kreut të OSBE: Të vihet drejtësi për krimet dhe të nxirren mësime

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në cilësinë e kreut të OSBE-së duke përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në 1995.

Rama deklaroi se kjo është një tragjedi që rëndon edhe sot mbi shpirtin tonë, duke u shprehur se përgjegjësia është e atyre që i kanë kryer këto krime.

Gjithashtu Rama u shpreh se shoqëritë janë fajtore nëse nuk kujtojnë dhe mësojnë nga ajo që ndodhi në Srebrenicë.

“Shkalla dhe egërsia e këtij gjenocidi është një tragjedi që rëndon sot mbi shpirtin tonë, edhe 25 vite më vonë. Unë shpreh respektin ndaj viktimave që u vranë pa mëshirë dhe ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e atyre që humbën jetën. Rishkrimi me qëllimin e keq i historisë mund të çojë në të njëjtat gabime dhe krime që po bëhen përsëri. Gjyqtarët lokalë dhe ndërkombëtarë kanë dokumentuar atë që ndodhi në Srebrenicë dhe rrethinat e saj në vitin 1995. Kjo nënvizon domosdoshmërinë e dhënies së drejtësisë. Mosndëshkimi nuk është opsion”, tha ai.

“Ne gjithmonë themi se Srebrenica nuk duhet të përsëritet kurrë, por vetëm disa vite më vonë pati një konflikt shkatërrues në Kosovë. Përgjegjësia për krimet u takon atyre që i kanë kryer. Por, shoqëritë janë gjithashtu fajtore nëse ato nuk kujtojnë dhe nuk mësojnë nga leksionet e asaj që ndodhi në Srebrenicë”,- përfundoi kreu i OSBE. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy