
Muaji qershor është vendosur si objekt nga Britania për t’iu kthyer normalitetit dhe kjo falë pasaportave të vaksinimit. Gjithsesi në parlament kjo çështje nuk ka mbështetjen që duhet pasi 70 deputetë e kundërshtojnë me forcë, duke e konsideruar diskriminuese.
Ndryshe mendon kryeministri Boris Johnson, i cili ka deklaruar se pasaportat e vaksinimit kanë mbështetjen e qytetarëve.
78 % e britanikëve janë pro përdorimit të pasaportës për udhëtimet jashtë vendit; 74 % për përdorimin e saj në vizitat në spital; 68 % për të shkuar në teatër apo koncert, 63 për qind për në palestër, 62 për qind për në pub-e e restorante dhe 58 për qind për në transportin publik.
Rikujtojmë se Britania ka regjistruar deri më tani 4,353,668, dhe 126,816 që nga fillimi i pandemisë.



