Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret, Mbrojtja Civile në gatishmëri pas paralajmërimeve

Qarku i Lezhës në rrezik nga zjarret, Mbrojtja Civile në gatishmëri pas paralajmërimeve

Qarku i Lezhës është përfshirë nga temperatura të larta, të cilat sipas parashikimeve pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, duke rikthyer rrezikun e zjarreve. 

 

Pas paralajmërimeve të Institutit të Gjeoshkencave, strukturat e Mbrojtjes Civile në bashkitë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë vene në gatishmëri për t'u përballur me çdo situatë që mund të krijohet.

 

Përballë temperaturave të larta, strukturat e Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Lezhës u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të sinjalizojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë vatra zjarri, në mënyrë që ndërhyrja të jetë sa më e shpejtë.

 

Gjatë muajve qershor dhe korrik, në territorin e qarkut të Lezhës janë regjistruar disa raste zjarresh, por fatmirësisht, falë ndërhyrjes në kohë të strukturave përgjegjëse, ato janë vënë nën kontroll pa shkaktuar dëme të shumta në ekonomitë pyjore dhe në pronat e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy