
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, flet për pas zbulimit pas testeve laboratorike në Itali, rezultoi se produktet e sallamit “Wudy”, përmbanin praninë e Listeria monocytogenes STI55.
Në një lidhje telefonike për studion e lajmeve të MCN TV, Deda deklaroi se u mor masa për bllokimin e gjendjes në magazinë, në mënyrë që të mos shpërndahet dhe konsumohet, për shkak se përbën një rrezik serioz për shëndetin e njeriut ekzistenca e këtij bakteri tek produkti.
Në rast se mund të jetë konsumuar në një sasi sado të vogël, duhet të ketë konsultë me mjekun e familjes në qendrën më të afërt. Përbën rrezik serioz për shëndetin dhe ne jemi në gatishmëri me gjithë trupat inspektuese.
Nuk po ndiqet produkti vetëm në bazë të gjurmueshërisë, por edhe zonash të caktuara nëpër qarqe. Sistemi i gjurmueshmërisë na bën që të kontrollojmë veten, por edhe atë që mund të jetë tregtuar.
Është i pari rast që kemi këtë lloj bakteri të cilin po e bëjmë me dije për konsumatorin, kemi pasur më parë raste për shkak të Salmonelës dhe Escherichia Choli.
Më vjen mirë që media ka qenë në krahun tonë për ta shpërndarë sa më shumë këtë informacion.
Ligji për ushqimin ngarkon operatorin e biznesit ushqimor, për ta kthyer këtë produkt mbrapsht deri në asgjësimin e tij.
Në rastet kur marrim masa menjëherë për të hequr këto produkte nga raftet, bizneset do të shpërblehen nga konsumatori për besueshmërinë e produkteve të tjera.



