Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH: Si devijon trafiku

Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH: Si devijon trafiku

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të vijojnë punimet në aksin Tiranë-Durrës. Në një deklaratë, ARRSH bën me dije se duke nisur  nga 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes do të punohet në rrugë për riparimin e shtresave asfaltime.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 04.05.2021 deri në datë 25.05.2021. Ndërkaq, ARRSH ka njoftuar se si do të devijojë trafiku gjatë këtyre ditëve, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Njoftimi i plotë

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e martë, datë 4 Maj 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të vijojnë të realizohen punime në rrugë për riparimin e shtresave asfaltike, në:

QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

Dita e parë e punimeve në segmentin Maminas–Sukth.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Dita e dytë e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

Dita e tretë e punimeve në segmentin Shkozet – Ura e Dajlanit.

Në këtë drejtim mjetet do të qarkullojnë në një korsi në përputhje me planin e menaxhimit të trafikut.

URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe menaxhim trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit–Qafë Kashar.

-Mjetet udhëzohen të perdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj .

Nëse do të jetë mot i papërshtatshem, me reshje shiu, grafiku i punimeve do të shtyhet deri në permiresimin e motit dhe ndërkohë autostrada do të  jetë e lirë për përdorim.

-Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi, me shpejtësi të reduktuar dhe në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.

-Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 04.05.2021 deri në datë 25.05.2021

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

May be an image of text that says 'Objekti: Rehabilitimi Aksit Rrugor Segmenti Qafe Kashar Durres Object: Rehabilitation of Road Segment Kashar Durres Devijimi trafikut gjate punimeve ne ruges Traffic Management Plan during the work on road Qafe Kashar 4- gjatesid rones 120 unimeve 8 3 Durres INVESTITORI INVESTOR AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR ROAD AUTHORITY KONSULENT KONSULENTIMONITORUES MONITORUES MONITORING KONTRAKTORI CONTRACTOR JV "BIOLIAP" Ateve GECr Shpk'

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy