
GJKKO ka lënë masën “arrest me burg” për Dashnor Dumanin, villain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, i dyshuar nga SPAK për masakrën e Bradasheshit me 3 viktima dhe supergrabitjen në pistën e Aeroportit të Rinasit.
Ndërkohë ka ndryshuar masa nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Armis Stafën, që dyshohet se pastronte paratë e organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar e Franc Çopja nëpërmjet shit-blerjes së automjeteve. Kujtojmë që Dumani dhe Stafa u ekstraduan të mërkurën nga Dubai në Tiranë.



