Temperaturat shkojnë 33 gradë, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Temperaturat shkojnë 33 gradë, parashikimi i motit për të shtunën dhe të dielën

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do ti lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura “verore” për arsyen siç u theksua dhe më lartë të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ndryshon situata për ditën e diel për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy