Vila luksoze dhe orgji me modele, zbulohen detaje të jetës së shfrenuar të shqiptarit që u arrestua për drogë në Greqi

Vila luksoze dhe orgji me modele, zbulohen detaje të jetës së shfrenuar të shqiptarit që u arrestua për drogë në Greqi

Zbulohen detaje të jetës luksoze që bënte shqiptari Arjan S., i arrestuar dy javë më parë në Greqi për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Emri i tij u lidh menjëherë me një sasi prej 20 kg kokainë të mbërritur nga Kolumbia në ambalazhe që mbanin logon e kompanisë “Playboy”.

Sipas mediave greke, shqiptari i arrestuar “është një nga operatorët më të mëdhenj në Ballkan dhe vjen nga një familje me qasje në pothuajse në të gjitha forcat politike të vendit”.

Ai ka në pronësi një vilë luksoze në Greqi dhe ka marrë akses të përhershëm në suitën e një hoteli luskoz në Athinë.

Në kohën e lirë, ai e përdorte këtë suitë për të orgji me modele italiane në zonën e pishinës me përmasa olimpike.

Aktiviteti i tij u zbulua muajin e kaluar pasi prokuroria greke, në kuadër të një hetimi që zbuloi lidhjet mes biznesit dhe tarfikut të drogës, arrestoi një nga biznesmenët më të famshëm të Selanikut, një ish-lojtar futbolli, biznesmenin shqiptar dhe menaxherin e kompanisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy