Grabitësit përplasën blindin e bankës dhe morrën 7-8 thasë me para, më pas djegin makinat (FOTO)

Grabitësit përplasën blindin e bankës dhe morrën 7-8 thasë me para, më pas djegin makinat (FOTO)

Të tjera detaje mësohen në lidhje me grabitjen e parave të një banke të nivelit të dytë në rrugën pranë Rinasit.

Sipas informacioneve të para mësohet se autorët kanë qenë me dy makina.

Ata kanë ndjekur makinën e blinduar që kishte me vete paratë e bankës dhe në afërsi të një universiteti që ndodhet në këtë segment rrugor, e kanë përplasur makinën e blinduar. 

Por ajo që thuhet paraprakisht, është që pasi e kanë aksidentuar qëllimisht blindin, autorët nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë, shumë ende e pasaktësuar, dhe janë larguar.

Grabitja ja ndodhur rreth orës 13:55 të mesditës. 

Mjeti po udhëtonte në mbikalimin e Kasharit kur është zënë pritë nga makina e grabitësve

Nuk ka ende njoftim zyrtar lidhur me grabitjen si dhe nuk dihet as shuma e grabitur, por dyshohet se janë grabitur 7-8 thasë, por nuk saktësohet nëse janë me para ose me valutë.  

Për të humbur gjurmët, autorët u kanë vënë flakën makinave të tyre tek ura e Tapizës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy