Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur të mos e vërë në karantinë shtetin e Nju-Jorkut, por vetëm të kufizojë udhëtimet.
"Unë i kam kërkuar Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të lëshojë një udhëzim për ndalimin e udhëtimeve, e cili do të administrohet nga guvernatorët e Nju-Jorkut, Nju-Xhersit dhe Konektikatit në konsultim me qeverinë federale”, ka thënë ai në një postim në rrjetin social “Twitter”.
Donald Trump ka hedhur poshtë kështu hipotezën e një karantine për të tria shtetet, duke u kufizura në paralajmërime për udhëtime ose masa të tjera.



