Udhëtim drejt Italisë? Aeroporti i Rinasit: Duhet test negativ dhe karantinë e detyrueshme

Udhëtim drejt Italisë? Aeroporti i Rinasit: Duhet test negativ dhe karantinë e detyrueshme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar vendimin e fundit nga autoritet italiane për udhëtarët që shkojnë atje nga Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, TIA bën me dije se duke filluar nga sot deri më datë 30 prill, pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë do të duhet të paraqesin tamponin negativ të Covid-19, të 48 orëve të fundit, ose testin antigen.

Rezultati i testeve të jetë në gjuhën angleze ose italiane. Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Itali. Sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, nga nesër 22 Prill 2021 deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.

Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të çertifikuara për këtë test. Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

Për më tej vizitoni ju lutem: https://ambtirana.esteri.it/…/avviso-importante-regole

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme”, thuhet në njoftimin e TIA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy