Më 22 maj nis në Tiranë festivali i Kitarës, edicioni i 10 i “Albania Guitar Festival”. Një aktivitet muzikor që do të zgjasë një muaj dhe do të sjellë shumë artistë ndërkombëtar. Organizatori Denis Bizhga, pedagog dhe kitarist, ndau me shikuesit e MCN Informacion përvojën e tij si mësimdhënës së bashku me studenten Jona Delia dhe nxënësin e Liceut Artistik, Drini Rama. Bizhga tha se në vitin e gjashtë të tij, Festivali i Kitarës ka krijuar publikun e vet dhe është kthyer në një motivim për të rinjtë.
Më vjen mirë që kemi të rinj që e duan kitarën klasike. Jam i angazhuar t’u krijoj kontakte me artistët, sepse nesër mund të ndajnë skenën bashkë. Kur shikoj fëmijë të talentuar mundohem t’i motivoj.
Hapësirat nuk mungojnë, as financimi. Në kohën time nuk kishim as kitarë. Ndërsa sot e porosit online dhe të vjen në shtëpi. Duhet më shumë fokus, më shumë drejtim.
Është e vështirë të bësh një festival të tillë. Ka shumë të papritura. P.sh. dje një nga artistëve të festivalit iu desh të anulonte koncertin.
Kemi partnerë ndërkombëtarë që na mbështesin me seriozitet në këtë aktivitet.
Sa më shumë të rinjtë të shohin aktivitete të tilla, u lind dëshira për të ndjekur pasionet e tyre.



