Blindohet Shkodra, 'Loro Boriçi' kontrollohet edhe për eksploziv

Blindohet Shkodra, 'Loro Boriçi' kontrollohet edhe për eksploziv

Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për zhvillimin normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri-Spanjë.

Në këtë kuadër rreth 1280 forca policore, duke filluar me RENEA-n, FNSH-në e Policinë vendore të Shkodrës janë angazhuar për mbarëvajtjen para, gjatë e pas përfundimit të aktivitetit.

Drejtori i FLO, Niko Brahimaj si dhe Drejtori i Rendit Publik, Gjovalin Loka kanë instruktuar  Forcat Lëvizëse Operacionale dhe Policinë e Rendit.

Po ashtu është bërë kontrolli i ambienteve të stadiumit me qen antieksploziv. Pak çaste më parë përfundoi edhe takimi mes përfaqësuesit të UEFA-s dhe Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe pajisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy