Një 47-vjeçar shqiptar u arrestua në Greqi me akuzën e ngacimit seksual ndaj një të miture. Episodi është regjistruar në një autobus në zonën e Giannitsa Pellas-it, ku udhëtarët konstatuan aktet e turpshme të shqiptarit në prani të një vajze 16 vjeçe.
Ai zbriti nga autobusi dhe u largua menjëherë pasi pasagjerët e autobusit filluan të reagonin ndaj asaj që po ndodhte. Por policia arriti ta arrestojë pak orë më vonë, falë dëshmisë së një gruaje 31-vjeçare, e cila tha se ishte gjendur në të njëjtën situatë pak ditë më parë.



