Nesër pas gati 2 vitesh do të zhvillohet takimi i parë në nivel të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Shërbimi Europian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) ka bërë të ditur axhëndën që pritet të mbahet nesër mes presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç si dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti. Në njoftimin e EEAS thuhet që ky takim do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit.
“Dialogu Beograd-Prishtinë i iniciuar nga Bashkimi Europian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik,”- thuhet fillimisht në njoftim.
Më pas bëhet e ditur se në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë të BE-së Josep Burrel si dhe Emisari Special i unionit për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
“Diskutimi të dielën do të zhvillohet në Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS,”- thuhet në fund.



