Kryeministri serb Vuçiç, gjatë një debati në Parlament, ka bërë një deklaratë të fortë për sa i përket Kosovës. Sipas Aleksandër Vuçiç e vetmja mënyrë e cila do të zgjidhte ‘Nyjën e Gordit’ është njohja e Kosovës por që nuk do ta bëjnë.
Kryeministri pranoi para parlamentarëve serb se zgjidhja e vetme mes Kosovës dhe Serbisë është njohja nga kjo e fundit por që këtë gjë nuk do ta bëjnë. Madje Vuçiç gjatë debatit në zgjedhjen e qeverisë së re serbe, i ka kthyer përgjigje liderit të LDP'së, përkrahësit të njohjes së Kosovës, Çedomir Jovanoviqit, se në Serbi gënjejnë njëri-tjetrin kur thonë se Kosova është më e çmuara, por individët dinë pak për Kosovën.
Vuçiç shtoi edhe se shumë serbë nuk e kanë idenë se ku ndodhet Drenasi dhe se a jetojnë atje njerëz me etni serbe.



