Arrestohet një 39-vjeçar, akuzohet si bashkëpunëtor në një vrasje

Arrestohet një 39-vjeçar, akuzohet si bashkëpunëtor në një vrasje

Policia kufitare e Kapshticës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet si bashkëautor i një vrasje të ndodhur në Devoll në 18 mars të këtij viti.

Në pranga u vu shtetasi Spiro Xholli nga Elbasani, i cili në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë dyshohet se kanë vrarë shtetasin Z.A 39 vjeç.

Sipas policisë, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin David Myrte (i arrestuar me datë 19.03.2017), pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të kenë vrarë me paramendim shtetasin Z.A, 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, si edhe kanë plagosur shtetasin M.B, 42 vjeç, banues në Nizhavec.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy