Fluks makinash në Morinë, shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shqipërinë për fundjavë

Fluks makinash në Morinë, shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shqipërinë për fundjavë

Mijëra shqiptarë nga Kosova janë dyndur mëngjesin e kësaj të shtune drejt vendit tonë, për të shfrytëzuar bregdetin.

Mësohet se në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, vetëm për dy orë kanë kaluar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë mbi 15 mijë automjete, personale dhe autobusë.

Për shkak të fluksit dhe radhëve të gjata që janë bërë, autoritetet e doganës janë detyruar të punojnë me procedurë të përshpejtuar dhe kapacitet të plotë.

Edhe fundjavën e kaluar, në doganën e Morinës u regjistruan radhë të mëdha mjetesh dhe qytetarësh, të cilët vinin nga Kosova drejt Shqipërisë. Në vetëm pak orë, u futën në vendin tonë mbi 15 mijë shqiptarë të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy