Ndonëse kanë kaluar më shumë se 4 muaj nga futja në fuqi e ligjit për të drejtën e informimit publik, vetëm 17 bashki në të gjithë vendin marrin notë kaluese. Ende shumë bashki nuk kanë një faqe të aksesueshme në internet ndërsa janë vërejtur edhe shumë mungesa të tjera.
Sipas Drejtorit të Qendrës për Çështjet e Informimit Publik, Gerti Shella kjo vjen nga neglizhenca dhe mungesa e profesionalizmit.



