Kryeministri indian Modi: Kundër Covid-19 bëni joga!

Kryeministri indian Modi: Kundër Covid-19 bëni joga!

Joga merr pjesë në ndërtimin e një sistemi mbrojtës imunitar kundër koronavirusit, konfirmoi kryeministri indian Narendra Modi në sfondin e një epidemie në zgjerim në vendin me 1,3 miliardë banorë.

“Ne dimë të gjithë se deri tani askush në botë nuk ka arritur të zhvillojë një vaksinë kundër COVID-19”, deklaroi drejtuesi indian në një video të publikuar dje, disa ditë nga Dita Ndërkombëtare e Jogës.

“Kjo është arsyeja që aktualisht vetëm një imunitet i fortë mund të reagojë si sistem mbrojtës apo mbrojtës i trupit për ne dhe të afërmit. Joga është një mik i besuar në ndërtimin e këtij sistemi mbrojtës”, shtoi kryeministri indian në këtë mesazh të publikuar në platformën Youtube.

Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2014, nacionalisti hindu është promovues i zjarrtë i praktikave dhe trajtimeve tradicionale indiane, që ai i përdor si mjete për ndikim kulturor jashtë vendit.

Ai mori miratimin edhe nga OKB-ja për të shpallur 21 qershorin Ditën Ndërkombëtare të Jogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy