Votojnë kandidatët për kryeministër në Kosovë, u bëjnë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre

Votojnë kandidatët për kryeministër në Kosovë, u bëjnë thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre

Sot, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votoi në qendrën e votimit të vendosur në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, dhe u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e votës.
Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad, dhe pas votimit, në një deklaratë për media në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht, iu bëri apel qytetarëve të dalin dhe të votojnë.


Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin e pavarur të Kosovës. Falënderoj qytetarët që kanë votuar deri tani dhe inkurajoj çdonjërin të votojë. Ushtrojeni të drejtën tuaj demokratike për të bërë zërin tuaj të dëgjohet, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme.

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, shfrytëzoi të drejtën e tij të votës në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Remzija, dhe dy vajzat, Doruntina dhe Diellza.

Pas dhënies së votës, Hamza shprehu optimizëm për procesin zgjedhor dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të kontribuar në zgjedhjen e qeverisë që do të udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme.
Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj, votoi në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Haradinaj ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita, ndërsa për herë të parë në një proces zgjedhor morën pjesë edhe fëmijët e tij, Gjini dhe Hana, të cilët ushtruan të drejtën e tyre kushtetuese të votës.

Haradinaj theksoi se procesi i votimit ka filluar mirë dhe u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë.
Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e votës. “Është ditë e demokracisë dhe në këtë ditë të demokracisë, ftoj qytetarët e Kosovës të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vitet e ardhshme dhe për Republikën e Kosovës”, tha Abdixhiku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy