
Dita Botërore e Osteoporozës është organizuar për herë të parë në 20 tetor të vitit 1996 nga Shoqata Kombëtare e Osteoporozës në Mbretërinë e Bashkuar, me mbështetjen e Komisionit Evropian.
Prej vitit 1997, Dita Botërore e Osteoporozës organizohet çdo vit në 20 tetor, dhe udhëhiqet nga Federata Ndërkombëtare e Osteoporozës. Dita Botërore e Osteoporozës është një fushatë sensibilizuese mbarëbotërore, e cila ka si qëllim të rrisë informimin dhe ndërgjegjësimin për parandalimin, diagnozën e hershme dhe trajtimin e osteoporozës.
Vlerësohet se mbi 200 milionë njerëz në mbarë botën janë prekur nga osteoporoza.
Në mbarë botën, 1 në 3 gra dhe 1 në 5 meshkuj mbi moshën 50 vjeç pësojnë një thyerje kocke prej osteoporozës.



