Borchardt: Regjimet shtypëse bien me revolucion ose me përmbysje

Borchardt: Regjimet shtypëse bien me revolucion ose me përmbysje

Regjimet shtypëse bien me revolucion, por ideologjia e tyre mund të vazhdojë nëse ato nuk diskreditohen. Kështu u shpreh ambasadori i OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt gjatë fjalës së tij në Parlament me rastin e 70-vjetorit të vrasjes së grupit të deputetëve nga regjimi komunist. 

“I takon shoqërisë shqiptare dhe këtij parlamenti të vendosë nëse mund të bëhet më shumë në këtë fushë. Ju po njiheni me krimet e së kaluarës dhe po i  dënoni ato. Kjo arrin përmasa shndërruese, sepse pranimi publik kontribuon në çlirimin e shoqërisë. Ekspozimi i shkeljeve i damkos shkelësit, duke i syrgjynosur në të kaluarën e hidhur. Në vendin tonë iu desh 47 vjet për ta arritur këtë vendim. Regjimet shtypëse bien me revolucion ose me përmbysje, por idelolgjia e tyre mund të vazhdojë nëse ato nuk diskreditohen. Ju shpallni qëndrimin e përbashkët politikë dhe ndani të njëjtën vetëdije politike me votuesit tuaj. Kjo vetëdije që shpall atë që ishte e gabuar e ndan edhe më shumë shoqërinë nga regjimi i mëparshëm”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy