Rusi, arrestohet zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë

Rusi, arrestohet zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë

Rusia ka arrestuar zëvendës shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, gjenerallejtënant Vadim Samarin, si i përfshirë në ryshfet në shkallë të gjerë, njoftuan mediat ruse të enjten.

Ky është i fundit në një serie arrestimesh të zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Gazeta Kommersant raportoi se Samarin u arrestua me dyshimin për mashtrim dhe se shtëpia e tij iu nënshtrua kontrollit.

Ky është arrestimi i katërt i një zyrtari të lartë të mbrojtjes që nga prilli, kur zëvendësministri Timur Ivanov u arrestua i dyshuar për ryshfet.

Që atëherë janë arrestuar edhe gjenerallejtënant Yuri Kuznetsov, shef i shtabit në Ministrinë e Mbrojtjes, dhe Gjeneral Letont Ivan Popov, ish-komandant i Ushtrisë së 58-të të Rusisë.

Arrestimet vijnë mes ndryshimeve të mëdha në udhëheqjen e Mbrojtjes së Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi ministrin Sergei Shoigu në fillim të këtij muaji, duke e zëvendësuar atë me ish-zëvendëskryeministrin Andrei Belusov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy