A është Lukashenko shpëtimtari i Putinit?

A është Lukashenko shpëtimtari i Putinit?

Një aspekt i jashtëzakonshëm i trazirave të fundjavës në Rusi është roli i dukshëm ndërmjetësues i liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Sipas Kremlinit, shefi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin u tërhoq, trupat e tij braktisën marshimin e tyre drejt Moskës dhe ai ra dakord të shkonte në Bjellorusi pasi negocioi drejtpërdrejt me Lukashenkon. Por mbajtja e komandantit “maverick” në Bjellorusi mund të jetë e rrezikshme për Lukashenkon. Bjellorusia ishte një nga pikat e nisjes për luftën e Putinit në Ukrainë, dhe raketat ruse janë lëshuar nga hapësira ajrore bjelloruse, por deri më tani Lukashenko ka shmangur përfshirjen e trupave bjelloruse në luftë. Tani Lukashenko mund ta ketë më të vështirë të shmangë tërheqjen drejt luftës apo në trazirat politike të Rusisë. Nëse Prigozhin shfaqet në Bjellorusi, do të thotë se ai është jashtë vendit, por lehtësisht brenda mundësive të Rusisë. Kjo mund të shihet gjithashtu si një kohë rekuperimi për Kremlinin. Premtimi i Putinit për përforcime policore ndihmoi për të mbajtur Lukashenkon në pushtet në vitin 2020, kur protestat masive kundër rizgjedhjes së Lukashenkos, kërcënuan ta rrëzonin atë. Pra, fati i Lukashenkos duket i lidhur ngushtë me atë të Putinit, ai është një nga liderët e paktë të huaj tek të cilët Putini mund të mbështetet dhe Bjellorusia, ashtu si Rusia, që ndodhet nën sanksione të gjera nga Perëndimi. Sundimi i ashpër autoritar i Lukashenkos, prej dekadash, është i ngjashëm me atë të Putinit. Të dy e modelojnë veten mbi konservatorizmin dhe militarizmin intolerant të epokës sovjetike. Por “vëllai i vogël” bjellorus që ndihmon “vëllain e madh” rus në orën e tij të nevojës duket poshtëruese për Putinin. Burimi BBC

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy