Ish-pronari i fabrikës së tullave në Vorë është qëlluar me dy plumba, teksa ndodhej në shoqërinë e një femre, në një prej hoteleve të Tiranës. Tefik Hyka, 56 vjecc, ka marrë 2 plumba, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona, ku mes tyre mendohet se janë edhe 2 autorët. Si shkak i ngjarjes mendohet të jetë një zinxhir hakmarrjesh, ose një borxh që ai kishte.



