Zgjedhjet në SHBA/ Emigracioni, temë e republikanëve

Zgjedhjet në SHBA/ Emigracioni, temë e republikanëve

Kandidati republikan për president Donald Trump çeli temën e emigracionit gjatë fushatës së tij kundër kandidates Kamala Harris.

Situata u përkeqësua edhe më shumë që kur Joe Biden ngarkoi me çështjen e kufirit Kamala Harris-in. Ky ishte momenti kur nisi pushtim madhor i vendit nga emigrantët e jashtëligjshëm. Ju kujtohet kur ajo ju tha ‘ejani’?

Emigracioni i jashtëligjshëm në SHBA është ndër çështjet kryesore për votuesit republikanë dhe është një nga temat të cilat Trump e përdor gjerësisht në fushatë.

Për Trump-in, Harrisi ka qëndrime shumë liberale për emigracionin.

Kamala votoi në favor që qytetet të strehojnë emigrantë, ku tani është përhapur dhunë e përgjakshme. Ajo mbështeti dekriminalizimin për kalimin e kufirit dhe përkrahu amnisti të gjerë për gjithë emigrantët e jashtëligjshëm.

Në kampin demokrat, zëvendëspresidentja Kamala Harris ka filluar të përdorë epitetin “të çuditshëm” për dyshen Trump – Vance.

“Nuk e di kujt i ka vajtur mendja, por i përshëndes. Etiketimi i komenteve të republikanëve si "të çuditshëm" është një lloj qëndrimi konçiz që rezonon shpejt me mbështetësit e Harris-it. Plus, kjo i frustron kundërshtarët, duke i shtyrë që të përforcojnë më tej atë që thonë, duke dalë edhe jashtë vetes. Deri më tani, republikanët kanë qenë të paaftë për të gjetur një përgjigje efektive”, tha eksperti i komunikimit David Karp.

Pavarësisht ndasive që kanë palët, një pikë i bashkon forcimi i shtresës së mesme amerikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy