
Një ditë pas plagosjes së inspektorit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë së Tiranës, fqinjët rrëfejnë se ai dhe autori Qani Muça u konfliktuan fizikisht.
Muça pretendonte se shtëpia ishte në proces legalizimi dhe ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë për shembjen e saj.
Fqinjët e tij tregojnë se ai është njeri i qetë, ndërsa banorët e Laprakës apelojnë që shteti të japë garanci për pronën private.



