Ekspertja e Mjedisit, Merita Meksi ka qenë e ftuar në studion e lajmeve në MCN Tv për të folur për problemet me të cilat po përballet toka pikërisht sot në ditën Ndërkomëbtare të saj.
Meksi thotë se teksa udhëtojmë nëpër Shqipëri ne shohim që malet dhe anët e lumenjve janë të mbushura me qese plastike dhe plehra dhe kjo gjë nuk mund të na bëjë të lumtur.
Ka vende që kanë bërë përparime, por ne nuk mund të ndihemi mirë, po të udhëtosh do shohësh që anës lumenjve dhe në male ka vetëm mbeturina dhe qese plastike.
Duhet ta konsiderojmë ambientin që na rrethon dhe tokën që do ja lëmë fëmijëve tanë si shtëpinë tonë. Shtëpinë e mbajmë pastër, ndërkohë sapo dalim nga dera e shtëpisë ndryshon mentaliteti. Duhet të ketë një komunitet më të ndërgjegjësuar, duhet të ketë politikë që stimulon ekonominë përkrah mjedisit.
Meksi thotë se Shqipëria i ka përshtatur politikat evropiane, por ka një problem tek vënia në zbatim e tyre.
Këtë vit e gjithë tematika i është përkushtuar investimeve në glob që ka në fokus ndryshimet klimatike. Ndryshimet klimaterike ndikojnë në mjedis. Në Shqipëri është bërë diçka në nivelin e politikave. Shqipëria është avangard në përshtatjen e politikave, jemi mbrapa në planifikim e buxheteve për të t’i zbatuar këto politika. Çedojmë kur vjen puna tek zbatimi.
Meksi tha se ne duhet të ndryshojmë mendësinë, mbase të vendosen dhe gjoba në mënyrë që të shohim efekte afatgjata në mjedis.
Isha në grykëderdhjen e Bunës, më erdhi për të qarë kur pashë sa shumë mbetje plastike kishte aty. Pjesa e pastrimit sjell efekt afat shkurtër, ne duhet të ndryshojmë mendësinë, nuk ndryshojmë nëse nuk penalizohemi, nëse nuk na dhemb xhepi.



