
Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV Albert Dervishaj, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mohoi lidhjen e rinovimeve në Policinë e Shtetit me mandatin e tretë të PS. Ai tha se rinovimi është nevojë e organizatës për të bërë ndryshime, por kjo sipas tij nuk do të thotë që hidhet poshtë puna e tyre, por ka të bëjë me nevojën për trajnime dhe shkollime për ti dhënë hov punëve në këtë strukturë.
“Nevoja e organizatës për të bërë ndryshime është e vazhdueshme dhe ne kemi vërejtur disa nevoja për të bërë ndryshime. Kjo nuk hedh poshtë punën e drejtuesve që kanë qenë. Të gjithë kemi qenë në detyra të caktuara dhe kemi lëvizur nga ajo dhe kemi marrë një tjetër, por e rëndësishme është që vendit ti bëhet mirë. Rinovimet nuk kanë lidhje me mandatin e tretë dhe me këtë moment politik, por është nevoja e trajnimeve dhe shkollimeve për ti dhënë një hov të ri punëve në këtë strukturë. Ne kemi edhe objektiva afatgjatë dhe nuk lidhen me një qeveri apo me një mandate të caktuar. Policia ka treguar shkalle të lartë baraslargimi nga politika”, tha Dervishaj.



