Koronavirusi, vala e dytë çon Izraelin në gjendje të jashtëzakonshme

Koronavirusi, vala e dytë çon Izraelin në gjendje të jashtëzakonshme

Izraeli është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të një vale të dytë të koronavirusit. Në mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri Benyamin Netanyahu njoftoi rikthimin e masave.

"Ne jemi në gjendje të jashtëzakonshme  dhe nuk mund të vonojmë legjislacionin për masat që do të merren. Ne duhet të ecim përpara dhe të ndalojmë përhapjen".

Pandemia e koronavirusit po përhapet në këto ditë me një ritëm të ngjashëm si në Izrael dhe mes palestinezëve në Bregun Perëndimor, çka i ka shtuar shqetësimet e autoriteteve shëndetësore. Në Izrael, vë në dukje Ministria e Shëndetësisë, rastet pozitive janë rritur në 29 366, gjashtë mijë më shumë se një javë më parë dhe 1 800 më shumë se dy ditë më parë. Raste aktive janë 11 189, ndërsa 40 nga rastet më të rënda janë shtuar që nga fillimi i korrikut.

Deri tani, Izraeli ka regjistruar 330 vdekje, ndërsa numri i të shëruarve arrin në 17 847. Nga testet e kryera dy ditët e fundit u konstatua se treguesi i përhapjes R0 është 5 për qind. Dy javë më parë ishte 2 për qind.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy