Berisha publikon dëshmitë: Si u mblodhën kartat e identitetit të pensionistëve që të mos votojnë

Berisha publikon dëshmitë: Si u mblodhën kartat e identitetit të pensionistëve që të mos votojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për manipulimin e procesit zgjedhor të 11 majit, duke e cilësuar atë si një "farsë të shëmtuar elektorale të narkoshtetit".

Gjatë deklaratës, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përdorimin e burimeve shtetërore dhe elementëve kriminalë, me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve, përfshirë shpërndarjen e parave dhe prokurime të dyshimta.

Një nga akuzat më të rënda që lideri i opozitës hodhi ishte mbledhja e kartave të identitetit të pensionistëve, për t’i penguar që të ushtrojnë të drejtën e votës.
Sipas tij, kartat u janë mbajtur të moshuarve me pretekstin e marrjes së pensionit, ndërkohë që synimi i vërtetë ishte t’i shmangnin nga pjesëmarrja në votim.

Berisha publikoi edhe dëshmi konkrete, që sipas tij tregojnë qartë këtë praktikë të organizuar, të cilën e cilësoi si shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të të drejtave themelore të qytetarëve.

Sot, përsëri jam këtu për farsën e shëmtuar elektorale të narksoshtetit të 11 Majit 2025. E vërteta është se farsa siç po provojmë çdo ditë me fakte, është tërësisht një proces kriminal nga alfa tek omega e saj. Për Edi Ramën dhe narkozyrtarët e tij, nuk kanë mjaftuar përdorimi i 76 milionë eurove, 100 euro për çdo pensionist për të blerë vota. Nuk kanë mjaftuar 200 milionë euro gjoba dhe kamata të falura 2 ditë para zgjedhjeve. Nuk kanë mjaftuar 500 milionë euro prokurime tek oligarkët e tij për të blerë vota. Nuk kanë mjaftuar dhjetëra mijëra punësime për vota.

Nuk kanë mjaftuar 29 mijë hektarë kanabis në të cilat mbillen së paku 100 milionë rrënjë kanabis. Nuk kanë mjaftuar dhjetëra mijëra leje legalizimesh, ndërtimi, certifikata pronësie, duke përdorur fuqinë ekzekutive në fushatë elektorale. Nuk ka mjaftuar organizimi i mbi 4500 aktiviteteve në periudhën katërmujore elektorale për të ndikuar tek zgjedhësit. Por ai ka urdhëruar edhe metoda të tjera kriminale sepse Edi Rama është i gatshëm të marrë çdo vendim, të urdhërojë çdo akt dhe çdo veprim për të ruajtur karrigen e tij të krimit.

Këtu është dëshmia tronditëse se si narkobanditi, punonjësi i shtetit, shkon dhe mbledh kartat e identitetit të qytetarëve, me pretekstin se do i disbursojë pensionin dhe kartat ua mban, duke ditur bindjet e tyre politike, që ata të mos votojnë. Pra ky bandit, punonjës i shtetit, narkobandit, ky me urdhër të Edi Ramës shkelmon të drejtën kushtetuese themelore të qytetarëve. Unë dua të përshëndes këtë çift të moshuar, por njerëz kurajozë, që e denoncuan haptas këtë akt të përsëritur me mijëra e mijëra raste.

Ju, është bërë tashmë e njohur, se një nga detyrat kryesore të punonjësve, është mbledhja e kartave të identitetit, gjer në 20 të tilla, në mënyrë që narkoqeveria të blejë të drejtën e votës ose t’i përdorë ato me emra të tjerë. Kjo është histori tjetër. Le të ndjekim rrëfimin e tyre, një aktakuzë e rëndë, e cila rrëzon të gjithë propagandën e pseudointelektualëve, intelektualëve të llumit, që çdo ditë përpiqen duke trilluar dhe mashtruar, herë si analistë e herë si banalistë, të mbrojnë veprën kriminale të Edi Ramës, të mbrojnë farsën elektorale që iu imponoi popullit shqiptar ky narkodiktator. Këta janë një grusht i vogël njerëzish, të cilët janë të lidhur me fijet më të errëta me krimin. Krimin e të gjitha llojeve, nga krimi i dikurshëm politik gjer te narkokrimi i sotëm. Por të vërtetat që paraqiten këtu dëshmojnë, nxjerrin në pah fytyrën e vërtetë, që ata mbrojnë, Edi Ramës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy