McCartney kundër projektligjit: Mos lejoni inteligjencën artificiale të shkatërrojë artistët! 

McCartney kundër projektligjit: Mos lejoni inteligjencën artificiale të shkatërrojë artistët! 

Qeveria britanike po shqyrton një rishikim të projektligjit që do t'i lejojë zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale të përdorin përmbajtjen e krijuesve në internet për të ndihmuar në zhvillimin e modeleve të tyre. 

Qeveria tha se synonte të ofronte siguri ligjore përmes një regjimi të së drejtës së autorit që u siguronte krijuesve "kontroll të vërtetë" dhe transparencë. Anëtari i grupit “Beatles” Paul McCartney ka bërë apel që të mos lejohet që inteligjenca artificiale t’i shkatërrojë artistët. 

Ai i bëri thirrje qeverisë që t’i rishikojë planet, duke thënë: "Ne jemi populli, ju jeni qeveria! Ju duhet të na mbroni. Kjo është puna juaj”.

"Kështu që ju e dini, nëse jeni duke miratuar një projektligj, sigurohuni që të mbroni mendimin krijues, artistët krijues, ose nuk do t'i keni ata."

Qeveria aktualisht është duke u konsultuar mbi propozimet që do t'i lejojnë kompanitë e AI të përdorin materiale që janë të disponueshme në internet pa respektuar të drejtën e autorit, për të gjeneruar tekst ose të dhëna. 

Programet gjeneruese të AI minojnë ose mësojnë nga një sasi e madhe të dhënash si teksti, imazhet ose muzika në internet për të gjeneruar përmbajtje të re që duket sikur është krijuar nga e para nga një njeri. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy