
Deputeti demokrat Saimir Korreshi, propozimin e partive të vogla për një koalicion gjithëpërfshirës dhe konfederatë të djathtë, nuk e sheh si propozim të ri të bërë prej tyre.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se nismëtar ka qenë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, duke nënvizuar se opozita nuk ka luks të humbë asnjë, qoftë dhe një votues të thjeshtë.
Sipas tij, opozita duhet të ringrejë strukturat dhe rikthejë besimin tek qytetarët.
Gjithë strukturat e PD që atashohen si pjesë e partive të vogla, por nuk diskutohet që kanë elektorat.
Ne na duhet gjithsecili që është opozitar në këtë moment, vetëm duke u bërë të gjithë bashkë, kemi mundësi të ngremë një farë shprese jo vetëm mes opozitës, por edhe pjesa e socialistëve të zhgënjyer.
Duke qenë të përçarë, nuk na kanë parë ashtu.
Sa i takon aksionit të opozitës në parlament dhe përdorimit të flakadanëve, shtoi se gjithçka që kërkojnë është që të respektohet Kushtetuta, referuar kërkesës për ngritjen e komisioneve hetimore.
Korreshi deklaroi se në fillim të sesionit parlamentar kanë bërë një formal vetëdeklarimi se cilit grup i përkasin.
Madje ai shtoi se një nga arsyet pse janë në protestë është edhe komisioni i reformës zgjedhore, duke kujtuar se kanë qenë kundër Damian Gjiknurit.
Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore ka një vit që ka humbur. Iku një vit, e iku dy, viti tjetër është një vit elektoral. Çfarë do presim ne.
Duhet t’i shkojmë kauzës deri në fund, respektimit të Kushtetutës, pastaj është ligji dhe rregulloret. Nuk mundet që opozita të përdhoset në këtë farë feje.
Nuk marrim rrogë nga PS, nuk janë zyrat e tyre private. E imagjinoni dot që nuk të lë Garda të futesh?
Kallëzimi i parë penal duhet bërë ndaj Lindita Nikollës për mënyrën se si drejton parlamentit.
E ka humbur natyrën e numrit 2 të shtetit, se është para Kryeministrit. Kurrë s’ka qenë parlamenti në këtë farë degradimi.
Në vijim, sa i takon reformës zgjedhore, Korreshi deklaroi se i qëndron mazhoritarit kokë më kokë, ose pjesërisht proporcional, ose lista të hapura, në mënyrë që kryetari i partisë të mos shkojë dhe të imponojë dikë nga Tirana për qytetarët.
Në këtë drejtim shtoi se do ishte mirë që të riktheheshin tek gara.
Ndërsa për Partinë Demokratike, tha se brenda saj duhet një alternativë e re ku edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të jenë pjesë, por se ka nevojë për një lider të ri.



