
Tërmeti me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter, i cili vrau 14 persona në Ekuador dhe një në Peru, duke shkaktuar të paktën 381 të plagosur, çoi gjithashtu në fundosjen e muzeut detar Machala.
Bëhet fjalë për muzeun i cili me kalimin e viteve është kthyer në një destinacion mjaft të frekuentuar për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët e universitetit.
Ekspozitat e ndërtesës strehonin 5000 artefakte të mbledhura gjatë gjysmë shekulli, si dhe eshtra balenash dhe delfinësh të 50 viteve më parë.
Mirëpo tërmeti i 18 marsit ka bërë që të fundosen nën ujë mbi 5 mijë ekspozita.



