Pano Soko nga ‘Nisma Thurje’ i ftuar në MCN Live ka komentuar aksionin opozitar jashtë ambienteve të Kuvendit sot për të cilin u shpreh se këto lëvizje të saj e nxjerrin atë jo koherente.
Ai tha se opozita është shumë e vonuar për qeveri teknike, kërkesën e bënë dhe një vit më parë por e ndërprenë pasi krijuan një lidhje dashurore mes dy palëve ku miratuan dhe reformën. Sipas tij opozita nuk ka përmbajtje, por duan të polarizojnë situatën.
Problemi është raporti i opozitës me koherencën sepse Rama nuk u bë sot autokrat. Ne patëm të njëjtin aksion përpara një viti, i cili në një moment të caktuar u ndërpre, u kërkuan 8 komisione dhe qeveri teknike.
Çfarë ndodhi që u ndërpre, pas saj filloi një periudhë kavalishence mes dy forcave, u miratua kodi, amnistia penale, pra të gjitha këto krijuan atmosferën e një marrëdhënie dashurore mes dy forcave politike. Por problemi me opozitën është raporti me koherencën sepse Rama nuk i mori sot për herë të parë këta të krimit dhe i vendosi sot aty, ai e ka bërë dhe në mars dhe në prill, pse u kujtua sot opozita, pse e la çështjen e qeverisë teknike.
Pse u desh kjo periudha e paqes mes të dyjave, këta miratuan reformën, u bënë miq. Tani ne i afrohemi zgjedhjeve dhe fillojmë ndezim situatën, kjo bëhet për polarizim. Pse u la qeveria teknike në mes kur u kërkua vitin e shkuar, u la në mes dhe pasi kaloi periudha dashurisë tani u krijua prapë, kjo sepse këta nuk kanë përmbajtje, por duan të polarizojnë situatën.



