Nanci Griffith, këngëtarja dhe kompozitorja fituese e Grammy, ka vdekur në moshën 68-vjeçare.
Vdekja e saj u konfirmua nga menaxheri dhe shtëpia diskografike të premten, pa dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes.
E lindur në Seguin, Texas në 1953, Griffith filloi të performojë ndërsa punonte si mësues çerdheje në Austin në vitet 1970.
Ajo u transferua në Nashville në 1985, ku arriti marrëveshjen e saj të parë.
Ajo fitoi një çmim Grammy në 1994 për albumin e saj “Other Voices”, “Other Rooms” i cili ishte i përbërë nga këngë solo dhe bashkëpunime muzikore.
Këngët më të njohura të artistes janë “Love at the Five and Dime” dhe “Outbound Plane”



