WhatsApp, 100 miliardë mesazhe në botë për Vitin e Ri

WhatsApp, 100 miliardë mesazhe në botë për Vitin e Ri

Mbi 100 miliardë mesazhe u dërguan në të gjithë botën nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp” më 31 dhjetor 2019, një rekord i ri ky për aplikacionin e mesazheve. Lajmi raportohet nga faqja “Indian Express”, e cila nënvizon se vetëm në Indi janë dërguar mbi 20 miliardë mesazhe nga biseda.

"Më 31 dhjetor 2019 u dërguan më shumë mesazhe sesa çdo ditë tjetër më parë në historinë e dhjetë viteve. Nga 100 miliardë mesazhe të dërguara, mbi 12 miliardë ishin mesazhe me vizatime", shpjegon kompania për gazetën. Vitin e kaluar në prag të Vitit të Ri, nëpërmjet “WhatsApp” u dërguan 75 miliardë mesazhe, duke përfshirë mbi 13 miliardë imazhe dhe 5 miliardë video.

Në vitin 2019, mesazhet me tekst ishin karakteristika më e njohur në “WhatsApp” në të gjithë botën, e ndjekur nga funksionet e statusit dhe të mesazheve me fotografi. Thirrjet dhe shënimet zanore ishin veçoria e katërt dhe e pestë më e popullarizuar e bisedës. Aplikacioni “WhatsApp” është rritur në disa vende, përfshirë Brazilin dhe Indinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy