Dritëhijet e një programi qeveritar/ Misteri i UFO-ve dhe milionat e Pentagonit për kërkime (VIDEO)
Një shumë prej 22 milionë dollarë nga buxheti prej 600 miliardësh i Departamentit të Mbrojtjes në SHBA mbetet mister se si është shpenzuar. Ndoshta kjo për arsyen se Pentagoni dëshiron vetë ta mbajë të tillë. Është fjala për fondin e programit Identifikimi i Avancuar i Kërcënimeve në Hapësirë (AATHI). Për katër vjet me radhë, ky program ka hetuar në lidhje me raportimet për objekte fluturuese të paindentifikuara, raporton NYT. Ai është drejtuar nga një ushtarak i lartë i inteligjencës artificiale, Luiz Elizondo.
Vetë Departamenti i Mbrojtjes nuk e ka pranuar se aktualisht ky program ekziston, por ka zëra se ai zbatohet ende. Pesë vitet e fundit, nëpërmjet tij janë hetuar episode të raportuara nga pjesëtarë të tij, që paralelisht mbajnë detyra brenda Departamentit të Mbrojtjes. Programi sekret nisi në vitin 2007, kur u themelua me kërkesë të senatorit demokrat të Nevada-s, Harry Reid.
Shumica e fondeve i shkuan kompanisë së një sipërmarrësi miliarder, njëkohësisht mik i senatorit Reid, Robert Bigelow, i cili edhe sot vijon të punojë me NASA-n për të prodhuar mjete për fluturim në hapësirë. Në funksion të këtij programi janë hartuar disa raporte në të cilat përshkruhen objekte që fluturojnë me një shpejtësi të jashtëzakonshme apo që rrinë pezull në mënyrë të pashpjegueshme.
Zyrtarët e këtij programi kanë studiuar disa video ku shfaqen “takime” të këtyre objekteve të panjohura me avionë të Ushtrisë Amerikane.
Në një prej rasteve përshkruhet se si një objekt në formë ovale me përmasat e një avioni tregtar, ndiqet nga dy avionë luftarakë Navy F/ A-18F. Vetë inciuesi i këtij programi, i cili ka dalë në pension sivjet, thotë se është krenar për të. Në lidhje me punën e këtij programi, disa ekspertë janë skeptikë, por të tjerë thonë se “atje lart mund të gjenden perla”. Interesimit të “The Times” mbi këtë çështje, Pentagoni i është përgjigjur duke u shprehur se programi ka përfunduar në 2012-n, kur qeveria amerikane i ndërpreu fondet.
Por drejtuesi i tij, Elizondo, është shprehur në një intervistë se ka punuar me Ushtrinë dhe CIA-n. Ai e vijoi punën e tij deri në tetor, kur dha dorëheqjen në formë proteste ndaj mënyrës se si gjërat po mbaheshin tepër sekret. Ai tha se puna në të njëjtën fushë vijoi dhe ai la pas një pauses, emrin e të cilit nuk e përmendi.
Hetimi për UFO-t (unidentified flying objects – objekte fluturuese të paidentifikuara) ka vijuar me dekada në SHBA, ku është përfshirë edhe ushtria.
Në vitin 1947, Forca Ajrore Amerikane nisi një seri studimesh në lidhje me mbi 12 mijë raportime për UFO. Ky projekt përfundoi në vititn 1969. I quajtur “Blue Book”, ky projekt konkludoi se raportimet kishin të bënin kryesisht me yje, re, avionë spiunë etj., por la pa shpjeguar 701 raportime të tjera. / New York Times /
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.