Interpelanca/ Zhupa: Ngjarja e Martinit nuk është e veçuar. Manastirliu: 98% e prindërve janë pro filtrave apo mbylljes së TikTok

Interpelanca/ Zhupa: Ngjarja e Martinit nuk është e veçuar. Manastirliu: 98% e prindërve janë pro filtrave apo mbylljes së TikTok

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e cila ka thirrur sot në interpelancë ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu tha nga foltorja e Kuvendit se bëjnë përgjegjës TikTok-un për situatën e nxënësve ata që e kanë bërë fushatën në këtë rrjet social.

Zhupa tha se Manastirliu u kujtua që është ministre e Arsimit vetëm në momentin kur ndodhi fatkeqësia dhe humbi jetën 14-vjeçari.

Sipas Zhupës, vdekja e Martin Canit nuk është ngjarje e veçuar.

Një ministre që ka rekorde për hajdutëri, vjedhje dhe vdekje nuk mund të vijë të na japë moral dhe të na thotë se çfarë gjuhë të përdorim ne. Shqiptarët o dëmton më shumë vjedhja sesa fjala e një opozitari që mbron interesin publik dhe vet.

Manastirliu kur ndodhi fatkeqësia kuptoi që ishte ministrja e Arsimit. Nuk e kishim parë të ngrinte problemet e arsimit. E pamë vetëm kur iu rrezikua karrigia, kur i kërkuam dorëheqjen. Gjeti fajtorin, fajin e ka opozita, TikTok, çdo njeri përveçsa. Nëse një nga ata dy djemtë do të kishin fituar një medalje në sport e para që do merrte meritat do ishte Ogerta. Nëse do të kishin dalë fitues, do ishte Ogerta që do numëronte suksesin e arritur. Kur ndodh një mungesë përgjegjësie e oficerëve, e drejtoreshës patronazhiste atëherë Ogerta nuk ka faj.

Flisni ju për TikTok-un ku të gjithë fushatën e keni bërë në TikTok.

Ngjarja e Martinit nuk është ngjarje e veçuar, nuk është fatkeqësi e paditur. Është ngjarje e lajmëruar, sindroma e një sistemi arsimor që ka dështuar.

Martini do ishte gjallë nëse do e kishin çuar në urgjencën e QSUT-së që ishte afër. U detyruan ta çonin në spitalin ushtarak, se ishte dita që i takonte këtij spitali. Këtë sistem keni ndërtuar ju. Keni ndërtuar një sistem ku nuk është prioritet jeta, por burokracia.

Nga ana tjetër ministrja Manastirliu tha se mbi 98% e prindërve janë shprehur për vendosje filtrash apo mbyllje të platformave si TikTok.

80% e prindërve shprehin shqetësime për ndikime psiko-emocionale që përdorimi i këtyre platformave kanë te fëmijët. Ulje të vetëvlerësimit, shfaqje të simptomave të ankthit, ulej të përqendrimit.

57% e prindërve treguan se fëmijët e tyre ishin ekspozuar ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme në TikTok.

Nga këto diskutime deri më tani, mbi 98% e prindërve janë shprehur për vendosje filtrash apo mbyllje të platformave si TikTok, prej të cilëve 60% janë shprehur për mbyllje totale të rrjeteve sociale për moshën nën 16 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy