
Shembja e një ure që lidh fshatin Darzezë me qytetin e Fierit ka izoluar të paktën 2 mijë banorë.
Fshati është izoluar nga uji, pasi është i rrethuar nga lumi dhe deti dhe kjo ishte e vetmja rrugë për të shkuar në Fier.
Prurjet e shumta të lumit Vjosë kanë bërë që ura, e cila nuk është prekur prej 30 vitesh, të dalë jashtë funksionit.



