Të folurit e disa gjuhëve mund të përmirësojë shëndetin e trurit me shumë vite

Të folurit e disa gjuhëve mund të përmirësojë shëndetin e trurit me shumë vite

Mësimi dhe përdorimi i më shumë se një gjuhe mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe të ngadalësojë procesin e plakjes së tij. Këtë e sugjeron një studim i prezantuar në konferencën e Federatës së Shoqatave Evropiane të Neuroshkencës në Barcelonë.

 

Sipas rezultateve të studimit, personat që flasin dy gjuhë kanë një tru i cili mesatarisht, duket rreth gjashtë vjet më i ri se ai i njerëzve që flasin vetëm një gjuhë. Për ata që zotërojnë tre gjuhë, diferenca arrin në rreth shtatë vjet, ndërsa tek ata që flasin katër gjuhë, truri mund të duket deri në 13 vjet më i ri.

 

Me kalimin e viteve, lidhjet mes qelizave nervore në tru dobësohen, gjë që ndikon në kujtesë dhe në shpejtësinë e të menduarit. Studiuesit besojnë se shumëgjuhësia mund të ndihmojë në ruajtjen e këtyre lidhjeve, duke e bërë trurin më rezistent ndaj plakjes.

 

Për të arritur në këtë përfundim, një ekip shkencëtarësh nga Spanja, Kili, Argjentina dhe Irlanda analizoi aktivitetin cerebral të 728 personave nga rajoni bask, një zonë e njohur për nivelin e lartë të shumëgjuhësisë. Pjesëmarrësit flisnin kombinime të gjuhëve spanjolle, baske, frënge dhe angleze.

 

Shkencëtarët përdorën magnetoencefalografinë për të matur aktivitetin e trurit dhe më pas analizuan të dhënat me inteligjencë artificiale për të vlerësuar moshën neurologjike të secilit pjesëmarrës. Rezultatet u verifikuan më tej me një grup të dytë prej 144 personash.

 

Sipas Dr. Lucia Amoruso nga Qendra Baske për Njohjen, Trurin dhe Gjuhën, përfitimet nuk varen vetëm nga numri i gjuhëve të folura, por edhe nga niveli i zotërimit të tyre dhe mosha kur është mësuar gjuha e dytë. Sa më herët të nisë kjo përvojë dhe sa më e pasur të jetë ajo, aq më të mëdha mund të jenë efektet pozitive për shëndetin e trurit.

 

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet duhet të interpretohen me kujdes. Edhe pse u morën në konsideratë faktorë si mosha, gjinia dhe niveli i arsimit, nuk mund të përjashtohet ndikimi i elementëve të tjerë, si stili i jetesës, aktiviteti social apo angazhimi në aktivitete intelektuale.

 

Ekspertët vlerësojnë se mësimi i gjuhëve të huaja mbetet një aktivitet me përfitime të shumta, jo vetëm për komunikimin dhe zhvillimin kulturor, por edhe si një mënyrë për të mbështetur shëndetin e trurit gjatë gjithë jetës. Megjithatë, nevojiten studime të tjera për të përcaktuar me siguri nëse shumëgjuhësia është shkaku i drejtpërdrejtë i ngadalësimit të plakjes së trurit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy