Integrimi, Deliu: Kemi hapur 7 kapituj në total, BE ka rritur intensitetin e monitorimit

Integrimi, Deliu: Kemi hapur 7 kapituj në total, BE ka rritur intensitetin e monitorimit

Ekspertja për çështjet e integrimit Nirvana Deliu në një lidhje skype me ‘MCN Informacion’ ka komentuar lidhur hapat e rëndësishëm që ka hedhur Shqipëria përgjatë këtij viti në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian ku u shpreh se BE ka rritur intensitetin e tij të monitorimit.

Ajo tha se monitorimi mund të shihet si diçka pozitive pasi na mban të orientuar drejt elementëve që duhet të plotësojmë, teksa theksoi se reforma në drejtësi pati suport nga SHBA dhe BE.

Sipas saj do vijojmë të jemi në monitorim edhe pasi të jemi persë e Bashkimit Europian, teksa bëri të ditur se deri tani kemi hapur 7 kapituj në total.

Drupal Ad

Në fakt ajo që është diskutuar këtë periudhë qëndron që deri diku Shqipëria ka arritur të fitojë kohën e humbur në 2023, kështu që 2024 filloi me punë dhe intensitet nga ana e institucioneve shtetërore për realizimin e dokumenteve për hapjen e grup kapitujve dhe arritëm që vetëm dy muaj më parë të bënim të mundur hapjen e grup kapitujve 1 dhe dy muaj më pas dhe grupkapitujt 6.

Mund të themi se kemi kapur kohën e humbur dhe do duhet të mbajmë ritmin dhe do duhet të vijojmë me reformat pasi BE e ka rritur intensitetin e monitorimit për fushën e të drejtës së gjyqësorit, Shqipëria në 2024 hyri për herë të parë në raportin e shtetit të së drejtës.

Një risi ekonomike që erdhi këtë vit ishte plani i ndihmës për Ballkanin perëndimor që do jepet në formën e granteve dhe kredive një ndihmë nga BE, ku kërkohen reformat kryesisht ato që lidhen me shtetin e së drejtës.

Pozitive mbetet rritja e monitorimit të BE sepse mund të shihet dhe si një element që mund të na orientojë drejt tyre që duhet të plotësojmë.

E pyetur se dalja nga faza e monitorimit të KE sa e rëndësishme është, Deliu tha se është i rëndësishëm sepse tregon se ke arritur disa standarde dhe s’kemi më nevojë të monitorohemi në këto detaje.

‘Monitorimi na bënë mirë se na mban të orientuar drejt reformave dhe elementëve që do duhet të plotësojmë. Do vijojmë të jemi në monitorim dhe kur të jemi pjesë e BE-së. Reforma në drejtësi pati një suport nga BE dhe SHBA. Deri tani kemi hapur 7 kapituj në total.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy