“Rrumi i Shijakut”, “pronar” i kadastrës/ Zbardhen komunikimet në Sky Ecc (VIDEO)

“Rrumi i Shijakut”, “pronar” i kadastrës/ Zbardhen komunikimet në Sky Ecc (VIDEO)

Në Shqipëri, nuk është aq e thjeshtë të jesh pronar tokash, pasi nuk mjafton të kesh dokumente për të. Këto 30 vite tranzicion na kanë treguar që në disa raste prona sidomos në vende piktoreske ka interesa politikë, disa raste të tjera interesa pushteti. Por këto vite na kanë treguar që prona në vende të tilla ka dhe interesa të theksuara kriminale.

 

Për ta ilustruar këtë do të marrim shembullin e Pronave në Gjirin e Lalzit. Nga një vijë bregdetare me potencial zhvillimi turistik, Lalzi është kthyer në një zonë gri, ku dokumentet zyrtare të pronës, së këtij shteti nuk vlejnë më shumë sesa lidhjet me grupet kriminale. Tokat janë ndarë fillimisht me dokumente të falisfikuara apo duke korruptuar zyrtarët e hipotekave, duke mbushur me dokumente që nuk ekzistojnë zyrat apo zhdukur dokumente origjinale. 

 

Në rast se kjo nuk funksiononte përdoreshin dhuna, armët dhe rasti i biznesmenit Fadi Mitri e tregon këtë. Biznesmeni libanez u dhuna disa vite më parë në vendin tonë dhe motiv i asaj ngjarje dyshohet të jetë konflikti i pronësisë në bregdetin e Lalzit.

 

Megjithatë historia e Mitri nuk është asgjë në raport më atë që ka ndodhur në këtë zonë dhe për të kuptuar këtë do të ndihmojë një hetim i prokurorisë së posaçme, SPAK që tregon se si në interesa kaq të mëdha bëhet bashkë shteti dhe krimi i organizuar.

 

Në datën 1 tetor të këtij viti, ndaj 5 personave gjykata ka caktuar masat e sigurisë për 5 persona të cilët dyshohet se kanë krijuar një skemë për tjetërsimin e qindra mijërave metra/ katrorë tokë në bregdetin e Adratikut. Këtë paligjshmëri këta individë e kanë kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke falsifikuar dokumentet.

 

Në qendër të kësaj skeme sipas prokurorisë së posaçme është Aleksandër Laho, i njohur me nofkën e “Rrumit të Shijakut”, i vëllai i tij Vullnet Muharremi si dhe Agron Bejdolli dhe Vlash Brahja. 

 

Rrumi është një personazh i njohur në qytetin e Durrësi dhe kryesisht në zonën e Sukthit dhe Gjirin e Lalzin. Ai u plagos në nëntor të vitit 2019 në Shkozet të Durrësit së bashku me ish-prokurorin Arjan Ndoja, ngjarje nga ku filloi hetimi e prokurorisë për këtë çështje, pasi u sekuestruan disa telefona. 

 

Një tjetër provë e këtij hetimi janë komunikimet në Sky Ecc të cilat janë zbardhur nga Prokuroria dhe më pas kryqëzimi i këtyre të dhënave me dokumente zyrtare të marra në kadastra e Durrësit kryesisht dhe zyrat qendrore të kadastrës në Tiranë.

 

Komunikimet mes tyre tregojnë të gjithë skemën e cila kishte vite që funksiononte me përfitues fundor Aleksandër Lahon , i cili më pas ia shiste tokat investitorëve të ndryshëm të cilët për vite me radhe kanë ngritur rezorte me vila, apartamente dhe hotele në Gjirin e Lalzit. 

 

Komunikimet mes personave zhvillohen në vitin 2020 dhe 2021 pas ngjarjes së Shkozetit ku Rrumi mbeti i plagosur dhe prej asaj kohe nuk dihet se ku ndodhet, pasi policia shqiptar nuk ka mundur ta arrestojë.

 

Aleksandër Laho së bashku me bashkëpunëtorët e tij fillimisht identifikonin tokat në të cilat do të bënin ndërhyrje, të cilat ishin në emër të banorëve të zonës.

 

Më pas në kadastër me ndihmën e punonjësve të saj bëheshin ndërhyrje duke zmadhuar sipërfaqen, duke bërë në këtë mënyrë edhe mbivendosje të pronave.

 

Më pas banorët e zonës i shisnin këto prona tek njohje të Aleksandër Lahos dhe vëllait të tij. Një ndër blerësit e këtyre tokave është edhe Andi Maloku, shoferi i ish prokurorit Arjan Ndoja, i cili u vra në atentatin e nëntorit të vitit 2019 në Shkozet.

 

Edhe pse Aleksadër Laho pas këtij atentati ishte në qendër të hetimeve të prokurorisë së posaçme ai, së bashku me të vëllanë nuk ndaluan aktivitetin e tyre të falsifikimit të dokumenteve për të përfituar toka në Gjirin e Lalzit. 

 

Ata ishin në dijeni të të faktit se SPAK po hetonte dhe verifikonte pikërisht prona të cilat ata i kishin falsifikuar dokumentet, por kjo nuk i shqetësonte aspak. Në komunkimet që anëtarët e këtij grupi kanë me njëri-tjetrin del në pah se ata nuk kanë frikë nga hetimi por kërkojnë të dinë se ku kanë gabuar me plotësimin e dokumentacionit të falsifikuar, në mënyrë që të rregullojnë gabimet.

 

“Espinoza” e cilësojnë ata prokurorinë i cili është një personazh nga filmi i famshëm italian “oktapodi” dhe sipas tyre duhet të tregohen të kujdesshëm tani. Madje në komunikime ata flasin se kanë takuar ekspertin që do të kryeje disa ekspertime që i duhen prokurorisë për çështjen e tyre.

 

“O unë dua me ditë ku kena gabu neve që e kanë kap ata, me rregullu të tjerat.” Ky është vetëm njëri dnër qindra mesazhet që Rrumi shkëmbën me vëllëin e tij Vullnetin, ku kërkojnë të përfeksionojnë skemën në mënyrë që mos të kenë probleme në ardhmen, duke qënë se nuk kishin ndërmned ta ndalonin skemën.

 

Për të kuptuar fuqinë e këtij grupi që kishte zyrat e e shtetit sidomos në Durrës prokuroria ka rëndistur si fakt në vendimin për caktimin e masës së sigurisë zhdukjen e dokumenteve për disa vite nga zyrat e shtetit. SPAK nuk ka mundur të gjejë librin e protokollin në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Patundshme në Durrës, nga periudha janar 2006 deri në maj të këtij viti. 

 

Në pamundësi për të verifikuar një AMTP për të cilën SPAK dyshon që ka probleme u kërkua të këqyrje libri i protokollit në Këshillin e Qarkut në Durrës, por në arkivë nuk u gjet libri i protokollit për vitet 2005 dhe 2006. SPAK shkoi me tej duke kërkuar informacion nga vetë këshilli dhe ky institucion saktësoi se këto libra, për këtë periudhë të kërkuar nga SPAK nuk gjenden në arkivë dhe për tepër ato nuk ishin dorëzuar në drejtorinë  rajonale të arkivit shtetëror, Durrës. 

 

Në vendim është një komunikim mes Aleksadër Lahos dhe një personi që quhet Viktor. Ata flasin për një hapjen e procesi gjyqësore për kthimin dhe kompesimin e një prone në emër të Gjon Brahja, për një tokë e cila ndodhet në vend ku është parashikuar të ndërtohet një port . “Kjo është pjesa matë në Ishëm,aty ku do bohet një port që ka miratu Rama, portin e skafeve, nuk e çfarë porti ekzakte”, është një ndër mesazhet që Aleksandër Laho i dërgon personit me emrin Viktor. 

 

Po në datën 12 tetor 2020 mes këtyre dy personave zhvillohet një tjetër bisedë ku Viktori i tregon se e ka takuar avokatin i cili i ka thënë se mungonin disa dokumenta në dosje. 

 

Por Aleksandër Laho sqaron se aq janë dokumentat dhe kërkon të dijë nëse i intereson kjo punë dhe cila do të jetë forma e pagesës duke u bërë pjesë apo në pronë apo në para. 

 

Viktor i sqaron pak më vonë se ai i kishte thënë në shkallën e parë e mbyllte me 100 mijë euro dhe e sigurtë që kallën e parë e mbyllte me 100 mijë euro dhe e sigurt që çështja shkon ne apel. 

 

Bisedat janë të tetorit të vitit 2020 dhe me këtë çështje sipas këtyre bisedave do të merrej avokati Tan Broci, ish gjyqtarë në gjykatën e lartë. Viktori i shkruan Aleksadër Lahos që avokati i kishte kërkuar 10 mijë euro për të dy shkallën e gjykatës nga të cilat 5 mijë paradhënie. 

 

Në dosje gjithashtu është një personazh shumë i rëndësishëm i cili furnizonte me dokumenta grupin. Fillimisht ai njihet vetëm me emrin “Mozi” dhe është punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës , në zyrat qendrore. 

 

Dy vëllezërit Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça kanë arritur të sigurojnë një dokument që njihet si Radhorëve për Transkriptimet që mbahen dhe admnistrohen në arshivën e ASHK-së në Tiranë, të vitit 1929 deri në 1957.

 

Këto dokumete ia siguronte “Mozi”, kundrejt shpërblimeve monetare dhe në një rast Vullneti i ka dhënë këtij personi dy milion lekë. Ndërsa në një rast tjetër i ka dhënë 10 mijë euro pasi i kishte siguruar librat e  Radhorëve për Transkriptimet, të cilat janë një ndër dokumetet më të rëndësishme që ka një kadastër.

 

Por nga komunikimet duket që “Mozi” dyshohet që një pjesë të parave duhet t’ia japin , që t’ia kalojë një personi tjetër. Aleksadnër Laho i shkruan të vëllait se nëse dy librat që ka gjetur “Mozi” a ja vlejnë dhe nëse po ato duhet ti japin ndonjë lek që t’ia çojë personit. Laho thotë që personi që punon brenda është mërzitur. Sipas këtij pasazhi ka dyshime se ka persona që ndihmojnë këtë grup nga brenda kadastrës qendrore por që SPAK në këtë fazë hetimore nuk ka mundur ti identifikojë.

 

“Mozi” është identifikuar si Gramoz Muaremi dhe është vërtetuar se ka qenë punonjës i ASHK-së në Tiranë dhe SPAK ka mundur të faktojë se regjistri numër 13 i vitit 1929 nuk është kthyer në arkivë pas nxjerrjes nga aty nga personi i identifikuar si “Mozi”. 

 

Aksesin që kishte Aleksandër Laho në kadastrën e Durrësit por jo vetëm e përdorte për të bërë favore dhe tek grupet e tjera krimnale në Shijak. Një bisedë që zhvillohet mes tij dhe Aldo Avdylajt tregohet se Laho do të ndërhyjë në hipoteke për një tokë në zonën e Currilave , e cila kërkohet të merret nga Aldo. Ky i fundit i shkruan se shihe vete dhe nëse ia bën këtë nder do ta ketë mbrapa. Ndërsa zonën e Currilave, Avdyli e shikon si të ardhmen duke qenë se aty do të ketë investime të mëdha. 

 

Ndërsa biseda mes dyve nxjerr në pah dhe intrigat dhe konfliktet mes grupeve kriminale të Durrësit, ku Alho dhe Avdyli kanë armiq të përbashkët të cilët janë Palurent Dervishaj, Edmond Koçi,  dhe Lulzim Berisha.

 

Edmond Koci, i njohur si Mond Çekiçi u vra në prill 2021 në Durrës, ngjarje e cila është e pazbardhur ende. Sipas Lahos këta janë ata që xhirojnë lojë e qytetit dhe koka aty është Luli, pastaj të tjerët. Sipas tij ata kontrollojnë qytetin dhe kanë mbledh të gjithë kundërshtarët e Arjanit. 

 

Aldo i thotë se Brenda vitit duhen 10 viktima dhe nëse Rama vjen ne Durrës nuk bëjnë dot shume dëme pasi do ti fiki. Biseda mes tyre zhvillohet në shatorin e 2020 disa muaj para zgjedhjeve të prillit 2021.

 

Dukshëm kjo dosje ka dhe ngjyra politike pasi këto personazhe përmenden në komunikimet e tyre emra si “Mona”, “i gjati”. Përmenden gjithashtu votat për të cilat ata sigurojnë se do ti marrin. Por deri në këtë fazë SPAK i ka qëndruar larg verifikimit të këtyre bisedave , duke u mjaftuar vetëm më faktin e përmendjes së tyre në dosje. 

 

Gjiri i Lalzit dhe historia e pronave në bregdetin shqiptar nuk është thjesht një konflikt për tokë,  është një pasqyrë e asaj që ndodh kur shteti dhe krimi bëhen bashkë për të zhvilluar në mënyrë kaotike një zonë e cila mund të ishte bekim për të gjithë. 

 

Por fakti është që krimi ndërton pasuri mbi pronën private dhe atë shtetërore dhe më pas bëhet problem serioz, pasi prodhon ngjarje kriminale. 

Ajo që ndodhi në Lalz, mund të ndodhë në çdo zonë tjetër. Sepse sa kohë që shteti nuk i mbron pronën publike dhe atë private, grupet kriminale janë aty për të përfituar duke falsifikuar. Në rast se kjo nuk ecën e bën me anë të dhunës duke ndikuar në mënyrën si zhvillohet ekonomia e një vendi. 

 

Ky hetim i prokurorisë së posaçme zbardhi dhe një vrasje të ndodhur në Durrës në janarin e vitit 2021, ku u vra Edmir Bregu. Kjo vrasje është organizuar nga Astrit dhe Aldo Avdyli, ndërsa ekszekutues ishin Alfred Doka dhe Ermir Dedja, ky i fundit i vrarë në maj të këtij viti në Durrës. Ndërsa grupi është ndihmuar edhe nga Enea Kume, vëllai i deputetit të aprtisë socialsite Loer Kume.

 

Ndërsa komunikimet mes Aldo Avdylajt dhe Aleksandër Lahos tregojnë se objektivat e vërtetë të tyre janë Edmond Çekiçi, Plaurent Dervishaj dhe Lulzim Berisha duke i konsideruar si shumë të fortë në Durrës në atë periudhë. 

 

“Lenti është problemi kryesor, është problem i hapur për të gjithë, atë me duhet me e marr seriozisht”, është një nga dhjetëra mesazhet që ata kanë shkëmbyer më njeri-tjetrin, ndërsa shpresojnë që një ditë ata të goditen dhe nga shteti pasi do ishte ndihmë e madhe për ta.

 

Ky hetim i prokurorisë së posaçme lë të kuptohet që shumë ngjarje kriminale të ndodhura në Durrës përpara vitit 2022 mund të zbardhen nga komunikimet në sky ecc. Shumë komunikime në sky ecc mes këtyre personazheve lihet në mes dhe informacionet janë që SPAK ka një fraksion të hapur për të. 

 

Në dekadat e fundit, Gjiri i Lalzit u kthye në një nga zonat më ambicioze të zhvillimit turistik në Shqipëri, ku potenciali i tij ekonomik ,toka pranë detit, sipërfaqe që lehtë mund të transformoheshin në hotele apo komplekse banimi  tërhoqi investitorë. 

 

Por përpara se të shkonin investitorët  aty kishin shkuar grupet kriminale të cilët në forma të ndryshme janë pjesë e këtyre investive dhe që i takon 

 

SPAK duhet të vërtetojë se sa të pastra janë ato investime që janë kryer atje. Pyetja që ngrihet a mund të qëndronte në këmbë struktura kriminale e ngritur nga Aleksandër Laho pa ndihmën e institucioneve dhe mbi të gjitha pa paratë që vinin për të ndërtuar resorte aty? 

 

Derisa hetimi të zbardhë të gjithë skemën, ajo që ka ndodhur deri tani në këtë zonë do të vazhdojë të ndodhë, pasi Aleksadër Laho nuk i trembej hetimit që po bënte SPAK por kërkonte të dinte çfarë kishte bërë gabim , për ta korrigjuar atë. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy