
Një person i armatosur që mban një jelek anti-plumb raportohet se ka marrë tre persona peng brenda një shtëpie të veteranëve në Kaliforni, pasi ka qëlluan mbi 20 herë me armë, thanë zyrtarët e zbatimit të ligjit.
Autoritetet shkuan menjëherë në vendngjarje dhe e kanë vënë situatën ën kontroll, në shtëpinë e të moshuarve në Yountville të Kalifornisë.

“Kemi aktivizuar protokollin për reagim emergjent në të tilla raste dhe jemi duke bashkëpunuar me forcat ligjzbatuese”, tha zëdhënësja e Departamentit të Çështjeve të Veteranëve.
Kampusi prej 242 hektarësh i hapur në vitin 1984 është vendstrehim për rreth 1.000 rezidentë, përfshi këtu veteranë të Luftës së Dytë Botërore, luftës së Koresë, luftës së Vietnamit, e deri te veteranë të konflikteve të kohëve të fundit në Irak e Afganistan.

Shtëpia e të moshuarve ndodhet në veri të Napas, një destinacion i njohur dhe tejet popullor për turistët, që shquhet edhe për vreshtat dhe verën që prodhon.
Ndërtesa prej 600 hektarësh, e cila është shtëpia e 840 veteranëve, është vendosur në bllokadë, pas sulmit të ndodhur paraditen e së premtes, deklaroi Departamenti i Punëve të Veteranëve për Los Angeles Times.

Dëshmitarët okularë thonë se njeriu kishte një pushkë sulmi dhe ishte veshur me jelek të blinduar.
Sulmuesi, 36 vjeç, besohet të jetë anëtar i programit "The Pathway Home" për veteranët ushtarakë me traumë emocionale.
Sipas raporteve të mediave të huaja, ai u tha se ishte shkarkuar nga programi i ndihmës dy javë më parë.

FBI dërgoi një ekip SWAT brenda për të negociuar me agresorin.
Anëtarët e ekipit SWAT i thanë njerëzve të qëndronin përsëri brenda sepse i dyshuari kishte një armë të fuqishme.



