Kryemadhi: Rama dhe Veliaj të dalin para drejtësisë. Në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm peshim dhe groposje

Kryemadhi: Rama dhe Veliaj të dalin para drejtësisë. Në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm peshim dhe groposje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një komunikim për mediat ditën e sotme vijoi me denoncimin e aferës së inceneratorëve duke publikuar fakte të reja dhe filmime nga 180 ditë në inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi deklaroi se në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023 provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Sipas saj, në inceneratorin e Tiranës duhet të bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia, por se nga pamjet që ne kemi siguruar në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm kapsulimi.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve.

Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre duhet të dalin bashkë.

Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.

Në pamjet e publikuara tregohet se si vetë Kryemadhi hedh në kontejnerët e mbeturinave një qese fosforeshente me mbeturina të riciklueshme për të gjurmuar procesin e trajtimit të mbetjeve.

Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforeshente kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces qoftë nga ato që zotohet Kryeministri në komision qoftë edhe nga deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë.

Sipas pamjeve me dron në inceneratorin e Tiranës kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve.

Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton.

Ndër të tjera është filmuar dhe procesi i punës në landfillin e Shkodrës.

Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës.

Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim.

Kryemadhi tha në vijim se nëse do të kishte drejtësi duhet të ishte sekuestruar inceneratori i Tiranës dhe më e paktë që duhet të ishte bërë, është se duhej bërë ndërprerja e pagesave për inceneratorin e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy